5.1 C
Pogradec
4.7 C
Korçë
3.2 C
Bilisht
4.7 C
Ersekë
3.8 C
Maliq
4.3 C
Liqenas
Tuesday, February 10, 2026

Rikthimi i sporteleve në Pogradec, një hap i vonuar, por i domosdoshëm! Qytetarëve i’u rritën kostot…

- Advertisement -

Pas muajsh të tëra të mbylljes së sporteleve fizike dhe zhvendosjes së shërbimeve publike vetëm në platformën digjitale E-Albania, Bashkia e Pogradecit dhe intitucionet e tjera vendor në vend kanë njoftuar së fundmi hapjen e sporteleve për asistencën e qytetarëve. Sipas njoftimit zyrtar, qytetarët mund të marrin ndihmë falas për çdo shërbim online, aplikime për certifikata, dokumente zyrtare apo procedura të tjera.

Në dukje, ky është një hap pozitiv një përpjekje për të lehtësuar aksesin e qytetarëve, veçanërisht atyre që nuk zotërojnë njohuri teknologjike apo që nuk kanë mjete digjitale në dispozicion. Por ky vendim vjen vetëm pasi u shkaktua një pabarazi e dukshme digjitale, e evidentuar për herë të parë publikisht në një investigim të publikuar në BIRN në muajin qershor nga Gazetari Armand Braho.

Në këtë investigim, u sollën në dritë dëshmi konkrete nga mësues, prindër dhe qytetarë të zonave rurale, që përballen çdo ditë me mungesën e aksesit në internet apo mjetet bazë për të përfituar nga shërbimet publike online. Në Lozhan të Korçës, shkolla funksionon me internet të kufizuar dhe pa laborator informatik, ndërsa prindërit ankohen se nuk ka asnjë platformë për të ndjekur progresin e fëmijëve.

Në Peshkëpi, vetëm pak kilometra nga Pogradeci, 73-vjeçarja Eleni Pilinci thotë se ka dëgjuar për E-Albania, por nuk e përdor dot, jo vetëm për shkak të mungesës së aftësive digjitale, por edhe sepse sinjali nuk funksionon brenda shtëpisë. Ndërsa Fevzi Muçka nga Dardhasi, për të marrë një dokument, duhet të udhëtojë disa herë në muaj drejt qytetit, duke shpenzuar një pjesë të konsiderueshme të pensionit mujor vetëm për transport.

Në këtë kontekst, sporteli i ndihmës në bashkinë e Pogradecit është më shumë një korrigjim sesa një përparim. Ai dëshmon se digjitalizimi i shërbimeve publike, në mungesë të infrastrukturës dhe ndihmës për kategoritë në nevojë, nuk është vetëm i pamjaftueshëm, por dhe diskriminues.

Për më tepër, mbetet pa përgjigje një pyetje thelbësore që ngrihet me të drejtë: Kush do të mbulojë kostot që qytetarët shqiptarë kanë përballuar gjatë këtyre muajve, në mungesë të sporteleve fizike? Kush mban përgjegjësi për kohën, shpenzimet dhe mundin e qytetarëve të moshuar që udhëtonin kilometra për të marrë një dokument, kur më pas u kuptua se modeli i imponuar ishte i dështuar?

Digjitalizimi është një domosdoshmëri e kohës, por nuk mund të jetë një rrugë njëkahëshe, që lë pas më të dobëtit. Sporteli i hapur nga Bashkia Pogradec është një hap në drejtimin e duhur, por ai duhet shoqëruar me plane konkrete për investime në infrastrukturën digjitale rurale, trajnime për të moshuarit dhe një politikë gjithëpërfshirëse që garanton të drejtën e barabartë në shërbim për të gjithë qytetarët, jo vetëm ata që kanë Wi-Fi dhe smartphone.

Artikulli i plotë i Birn:
https://balkaninsight.com/2025/06/11/village-schools-left-behind-by-albanias-digital-rollout/?fbclid=IwY2xjawLkc2NleHRuA2FlbQIxMQABHnaBM3i4aBCKAhkyAFO7rJARvgIXAsLbCkSxlAAbWUPekBZI2n-M5nIKC9l2_aem_EiFhLc84a_ovjAVJ-pJX8Q

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit