4.2 C
Pogradec
3.5 C
Korçë
3.6 C
Bilisht
0.9 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
5.2 C
Liqenas
Thursday, January 15, 2026

Perimet shtrenjtohen rrugës! Fermerët thonë se i shesin lirë, por blerësit marrin çmime të rritura në treg

- Advertisement -

Perimet e serave tek fermerët blihen tepër lirë nga tregtarët, por deri në Tiranë çmimi i tyre trefishohet.
Nëse një kilogram me speca tek bujku merret me 50 lekë, në Tiranë konsumatori e blen 150 lekë. Petrit Mici, të ardhurat e familjes i siguron vetëm nga toka. Për çdo sezon ai kultivon perime të ndryshme me shpresën që do të gjej çmimin e duhur, por edhe këtë herë të mbjellat nuk i siguruan asnjë fitim. Petriti është një fermer i përgjegjshëm çdo preparat bujqësor që ai përdor në serë e shënon në fletoren e fermerit, edhe pse një gjë të tillë askush nuk I kërkon apo kontrollon, jo më kot perimet e tij shkojnë për eksport edhe në vendet e Evropës. Ai thotë se rritja artificiale e çmimeve të perimeve nga tregtarët ul dhe sasinë e konsumit. Por nëse tregu do të ishte I drejtë me të sipërfaqe e serave do të shtohej. Por fermeri nga Kuqani i Elbasani nuk është i zhgënjyer vetëm me çmimin e perimeve, por edhe më atë të vajit të ullirit, kushtet klimaterike nuk i siguruan sasinë e duhur të vajit edhe pse ai zotëron 300 rrënjë e ulliri, ndërsa tregu e detyroi që një litër më vaji ulliri ta shesë 800 lekë, çmim ky jo i mirë për njeriun e tokës./topchannel



Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit