6.3 C
Pogradec
5.7 C
Korçë
5.7 C
Bilisht
4 C
Ersekë
5.5 C
Maliq
7.4 C
Liqenas
Friday, January 16, 2026

Nën Qyteti/ Historia e muzeut të parë të Pogradecit, fondi përmbante…

- Advertisement -

Muzeu i dikurshëm i qytetit ndodhej në një ndërtesë të hijshme njëkatëshe pranë liqenit, përbri bulevardit. Fasada e tij ballore dukej që nga rruga. Pra ndërtesa i kthente shpinën liqenit. 

Oborri  i vogël ishte i mbushur me gjetje arkeologjike. Shkallët e bukura me parmak të çonin direkt në korridor dhe më tej në dy dhoma. Aty ishin të ekspozuara objekte muzeale nga të gjitha periudhat historike. Artefaktet ishin vendosur pa ndonjë rend kronologjik; një gjetje arkeologjike ishte pranë kostumit popullor, ose armët e luftës pranë fotografive bardhezi, etj. Megjithatë, kishte njëfarë ngrohtësie dhe publiku sikur udhëtonte njëherazi në shumë epoka. 

Në këtë muze të vogël, artefaktet ishin vërtet të pasura. Mund të kundroje edhe gjetje të vyera nga kodra e Kalasë. Pogradeci ishte një minierë e vërtetë arkeologjike, kulturore dhe historike. Përgjegjës i muzeut ishte Vangjush Manastirlliu, një burrë plot pasion për kulturën.

Roli i muzeve në edukimin e qytetarëve mori një vëmendje të veçantë sidomos në vitet ‘60-‘70. Këto vite ia dolën të krijonin një frymë të re në vend, sepse Shtëpitë e Kulturës, teatrot, ekspozitat dhe sidomos muzeumet ishin qendrat ku mendohej dhe diskutohej për kulturën dhe trashëgiminë.

Pjese e projektit: NenQyteti

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit