4.2 C
Pogradec
3.5 C
Korçë
3.6 C
Bilisht
0.9 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
5.2 C
Liqenas
Thursday, January 15, 2026

Enkeled Mira, 20 vite mes bletëve: Një histori suksesi në zemër të Devollit…

- Advertisement -

Në zemër të Devollit, në një park të mirëorganizuar bletësh, zhvillohet prej afro dy dekadash një aktivitet model në fushën e bletarisë. Fermeri Enkeled Mira, i cili prej gati 20 vitesh i është përkushtuar mbarështimit të bletëve, menaxhon aktualisht rreth 200 koshere bletësh, të cilat përbëjnë një aktivitet të qëndrueshëm që furnizon tregun vendas me mjalte cilësor dhe qumësht blete.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Anila Denaj, në një postim për parkun e bletëve në Devoll vlerësoi punën e fermerit Mira dhe theksoi rolin që kanë luajtur skemat kombëtare të mbështetjes për bletarinë në zgjerimin e këtij aktiviteti.

“Enkeledi është përfitues i Skemës Kombëtare të Mbështetjes për Bletarinë, e cila i ka dhënë mundësi të zgjerojë aktivitetin e tij,” – shkruan ministrja Denaj.

Përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, fermerët mund të përfitojnë 50% grant dhe mbështetje përmes Kredive të Buta të kombinuara me Garancinë Sovrane. Kjo formë financimi u ofron bletarëve kushte shumë të favorshme, me normë interesi vetëm 2% dhe mbulim kolaterali deri në 70%, duke nxitur kështu zhvillimin e bletarisë si një degë e rëndësishme e bujqësisë së qëndrueshme.

Ky rast suksesi tregon se përmes mbështetjes institucionale dhe përkushtimit personal, bletaria shqiptare mund të kthehet në një sektor të fuqishëm prodhimi, që jo vetëm siguron të ardhura për fermerët, por edhe kontribuon në sigurinë ushqimore dhe ruajtjen e biodiversitetit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit