13.9 C
Pogradec
14.3 C
Korçë
13.8 C
Bilisht
13.4 C
Ersekë
13.4 C
Maliq
14.5 C
Liqenas
Monday, May 25, 2026

Nën Qyteti: Hotel Liqeni, historia nga ndërtimi e deri në ndryshimin…

- Advertisement -

Hotel Liqeni

Hotel Liqeni u ndërtua në vitet ‘30 përgjatë bulevardit. Arkitekti Albert Garik kishte ëndërruar një qytet ku të gjitha rrugët zbrisnin drejt ujit. Hoteli u ngrit nga vëllazëria Llakmani dhe fillimisht u quajt Hoteli Mbretnor, sepse u ndërtua në kohën e Zogut. Dikur, në këtë vend, bregu i liqenit ishte fare pranë bulevardit. Prandaj u shtuan barriera për ta mbrojtur rrugën nga gërryerja e dallgëve. 

Fillimisht hoteli ishte me dy kate. Në katin përdhe kishte kafene e mëngjesore. Në vitet e krizës, kur mungonte kafeja, klientët shërbeheshin me çikore dhe elb. Rakia, vera, konjaku, fernetët ishin prodhim vendi. Pijet e huaja ishin jashtë çdo imagjinate. Kamarierët/et vishnin uniforma bardhezi, e tërë atmosfera krjonte një iluzion lirie.

Në fund të viteve ‘90, aty u hap dyqani Valuta, ku për herë të parë mund të blije mallra me dollarë. Kjo ishte valuta më e ruajtur prej kohës së emigracionit të hershëm në Amerikë. Pranë hotelit, ndodhej një mur i famshëm. Aty ngjiteshin njoftimet, reklamat e filmave, fletë-rrufetë famëkeqe dhe shpalljet. Ishte një mur i gjallë, ku përziheshin propaganda dhe zërat e popullit.

Sot hoteli është rindërtuar me më shumë kate. Gjithsesi, ai ka ruajtur emrin, vendin dhe funksionin. Ka mbetur një qendër takimesh dhe një stacion kujtimesh.

Pjese e projektit: Nen Qyteti

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit