15.3 C
Pogradec
16.2 C
Korçë
16.3 C
Bilisht
15.3 C
Ersekë
15 C
Maliq
16.7 C
Liqenas
Saturday, July 19, 2025

Telefoni i Laert Haxhiut “ha koka”/ Hetimet, pushohen nga puna drejtori i burgut të Drenovës dhe shefi i policisë

- Advertisement -

Drejtoria e përgjithshme e burgjeve ka shkarkuar nga detyra drejtorin e burgut të Drenvovës dhe shefin e policisë së këtij burgu. Shkak për largimin nga detyra të dy zyrtarëve Fatjon Fasho dhe Sokol Kacoli është bërë sekuestrimi i një telefoni në qelinë e Laert Haxhiu, një i burgosur i sigurisë së lartë dhe i konsideruar me rrezikshmëri. Për sekuestrimin e telefonit SPAK po kryen hetime duke këqyrur jo vetëm aparatin, por edhe duke bashkëvepruar me autoritete të tjera, mbasi ka dyshime që bisedat e të fortit të Lushnjës janë sinjalizuar nga përgjimet që po mbahen për një çështje tjetër nën zhvillim e sipër.

Laert Haxhia konsiderohet si kreu i një grupi kriminal me anëtarë që kryen së paku 17 ngjarje dhe krime që u urdhëruan në vite në ndryshme në Shqipëri. Por ndërkohë hetimet ngjan se kanë indice edhe për çështje të narkotrafikut, të pafinalizuara ende.Haxhiu, etiketuar ndryshe si rivali i Aldo Bares u ekstradua nga Greqia, ndërkohë që ndaj tij gjykata e ka shprehur një dënim të përjetshëm për atë që njihet si masakra e Lushnjës. Në këtë ngjarje u vranë  Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën dhe u plagosën dy të tjerë, ndërsa shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi o ish kreut të bandës së këtij qyteti.

Dosja tjetër është ajo e zbërthyer nga bashkëpunëtori Artan Tafani, që ka rrëfyer jo vetëm krimet e urdhëruara, por edhe se si planifikohej të kryhej atentat ndaj dy prokurorëve që hetonin Laert Haxhinë, zonjat Metita Selimi dhe Doloreza Musabelliun, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit