15.3 C
Pogradec
16.2 C
Korçë
16.3 C
Bilisht
15.3 C
Ersekë
15 C
Maliq
16.7 C
Liqenas
Saturday, July 19, 2025

Pogradec/ Lini në qendër të vëmendjes arkeologjike europiane: Një nga vendbanimet më të hershme në Europë pritet të kthehet në qendër turistike dhe shkencore

- Advertisement -

Pogradec – Lini në qendër të vëmendjes arkeologjike europiane: Një nga vendbanimet më të hershme në Europë pritet të kthehet në qendër turistike dhe shkencore

Në një takim të zhvilluar së fundmi në Pogradec, kryetari i Bashkisë Ilir Xhakolli priti profesor Adrian Anastasin dhe arkeologun zviceran Albert Hafner, drejtuesit e ekspeditës arkeologjike në vendbanimin palafit të Linit – një nga zbulimet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Ballkan dhe më gjerë.

Zbulimi, i cili tashmë është konfirmuar nga Universiteti i Bernës në Zvicër, i përket një vendbanimi mbi 8 mijë vjeçar, duke e renditur Linin mes qendrave më të hershme të banimit në Europë. Gjetjet e deritanishme hedhin dritë mbi mënyrën e jetesës, ndërtimet mbi ujë dhe zhvillimet e hershme të shoqërisë njerëzore në këtë rajon.

Gjatë takimit u diskutua progresi i punimeve, gjetjet e fundit arkeologjike dhe hapat që po ndërmerren për ta kthyer këtë sit të rrallë në një qendër me rëndësi të veçantë turistike dhe shkencore. Bashkia Pogradec bëri me dije se së shpejti do të ngrihet një qendër informacioni pranë sitit arkeologjik, e cila do të shërbejë si pikë referimi për vizitorë vendas dhe të huaj, duke ofruar të dhëna dhe përvoja të pasura mbi këtë trashëgimi unike.

Ky bashkëpunim me Universitetin e Bernës dhe ekspertë ndërkombëtarë e vendos Pogradecin në hartën e rëndësishme të turizmit arkeologjik dhe ofron mundësi të reja zhvillimi për rajonin.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit