18.9 C
Pogradec
24.3 C
Korçë
24 C
Bilisht
18.6 C
Ersekë
18 C
Maliq
24.7 C
Liqenas
Friday, July 18, 2025

Një natë muzikore plot emocione në zemër të Pogradecit…

- Advertisement -

Sheshi “Odeon” në Pogradec u shndërrua në një skenë të gjallë emocionesh dhe tingujsh gjatë një mbrëmjeje të veçantë artistike, organizuar nga Qendra Kulturore “Lasgush Poradeci”. Koncerti veror solli në zemër të qytetit një spektakël të pasur me muzikë të lehtë shqiptare, e cila u interpretua mjeshtërisht nga artistët Luiza Mara, Julian Tollozhina dhe Renato Zeqollari.

Të pranishmit u përfshinë nga emocionet dhe nostalgjia e këngëve që përfaqësojnë trevat e ndryshme shqiptare, ndërsa tingujt e muzikës ndërkombëtare, të sjella me finesë nga këngëtarja Alba Dajlani, i dhanë mbrëmjes një dimension edhe më të gjerë artistik.

Energjia në skenë u rrit edhe më shumë falë performancave dinamike të grupit të kërcimit të Qendrës Kulturore, nën koreografinë e kujdesshme të Zhulieta Kalkollarit dhe Fatos Elmasllarit, të cilët sollën lëvizje harmonike që përputheshin në mënyrë perfekte me çdo ritëm muzikor.

Spektatori pogradecar iu përgjigj me duartrokitje të zjarrta dhe entuziazëm të pashuar, duke e kthyer këtë mbrëmje në një festë të vërtetë për artin, muzikën dhe shpirtin qytetar.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit