13.9 C
Pogradec
14.3 C
Korçë
13.8 C
Bilisht
13.4 C
Ersekë
13.4 C
Maliq
14.5 C
Liqenas
Monday, May 25, 2026

Pogradec/ Ka nisur patrullimi i Policisë me biçikleta në shëtitore. Rriten masat për sigurinë e pushuesve…

- Advertisement -

Punonjësit e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë filluar patrullimet me biçikleta, në shërbim të qytetarëve dhe të pushuesve në liqenin e Pogradecit dhe në Tushemisht, në zbatim të planit të posaçëm të masave të DVP Korçë, me objektiva garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, si dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, gjatë sezonit turistik 2025.

Punonjësit e Komisariatit të Policisë Pogradec do të kryejnë patrullime me biçikleta dhe me uniformë verore, përgjatë gjithë sezonit turistik, gjatë gjithë vijës bregliqenore, prej orës 11:00 deri në orën 24:00.

Për çdo shqetësim apo problematikë, telefononi në numrin 112 dhe Policia e Shtetit t’ju vijë në ndihmë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit