15.3 C
Pogradec
16.2 C
Korçë
16.3 C
Bilisht
15.3 C
Ersekë
15 C
Maliq
16.7 C
Liqenas
Saturday, July 19, 2025

Muzeu i Artit Mesjetar prezanton kryqin e rrallë nga Dishnica e Korçës

- Advertisement -

ATSH/ Në kuadër të projektit “Origjina dhe artizanati”, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar publikoi imazhet e një tjetër objekti nga fondi i tij i vyer.

Bëhet fjalë për një kryq me origjinë nga fshati Dishnicë i Korçës, i cili mbart një gdhendje druri të jashtëzakonshme brenda trupit metalik.

Në qendër të kryqit është gdhendur me një mjeshtëri të lartë artistike, skena e pagëzimit. Detajet janë të jashtëzakonshme sidomos duke patur parasysh përmasat në miniaturë të kryqit.

Gdhendja e drurit është një nga traditat e hershme, e realizuar ndër shekuj. E përhapur në të gjithë Shqipërinë, prej kohëve të lashta, me specifikat e çdo vendi, gdhendja e drurit ka zënë gjithmonë një vend tepër të rëndësishëm në jetesën e popullit tonë, duke nisur nga objektet e nevojshme, të përdorimit të përditshëm, deri tek objekte e zbukurimit.

MKAM bën të ditur se motivet gjeometrike, floreale dhe zoomorfe, të gdhendura me mjeshtëri, do të jenë në fokusin e programit mbi trashëgiminë kulturore, traditën dhe artizanatin.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit