15.3 C
Pogradec
16.2 C
Korçë
16.3 C
Bilisht
15.3 C
Ersekë
15 C
Maliq
16.7 C
Liqenas
Saturday, July 19, 2025

Korçë – Prefekti Jole mbledh emergjencat civile, në gatishmëri për parandalimin e zjarreve

- Advertisement -

ATSH/ Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave dhe pas njoftimit të marrë nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, prefekti i Korçës zhvilloi një takim me përgjegjësit e Emergjencave Civile dhe drejtuesit e strukturave të shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit të 6 Njësive të Vetëqeverisjes Vendore të qarkut të Korçës.

Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar se këto ditë në vendin tonë temperaturat do të arrijnë deri në 40 gradë.

“Masat përgatitore, identifikimi, sinjalizimi dhe reagimi në kohë ndaj situatave që mund të krijohen, si dhe aktivizimi i grupeve të vullnetarëve janë shumë të rëndësishme, me qëllim që të lehtësohet ndërhyrja për minimizimin e pasojave që mund të shkaktohen gjatë rënies së zjarreve, nga kapacitetet operacionale vendore, pa qenë nevoja e mobilizimit të burimeve qendrore”, ishin disa nga çështjet kryesore që u diskutuan në takim, bën të ditur prefekti Jole.

Prefekti i Korçës shtoi se, të gjitha strukturat, përfshirë edhe ato të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Policisë së Shtetit, janë në gatishmëri të plotë për të siguruar reagueshmëri të shpejtë për çdo rast të sinjalizuar të rënies së zjarrit. Gjithashtu ai rikujtoi që për çdo rast zjarri të raportohet në numrat 128 ose 112.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit