15.3 C
Pogradec
16.2 C
Korçë
16.3 C
Bilisht
15.3 C
Ersekë
15 C
Maliq
16.7 C
Liqenas
Saturday, July 19, 2025

Pogradec/ Maturantët përballen me një provim të vështirë në Matematikë

- Advertisement -

Pogradec – Maturantët përballen me një provim të vështirë në Matematikë

Rreth 650 maturantë në qytetin e Pogradecit iu nënshtruan sot provimit të Matematikës, në kuadër të Maturës Shtetërore 2025. Testimi nisi në orën 10:00 dhe përfundoi në orën 12:30, duke shënuar provimin e tretë zyrtar për këtë sesion.

Sipas dëshmive të para nga vetë maturantët, teza është vlerësuar si e vështirë, me ushtrime që shkonin përtej nivelit mesatar, çka pritet të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në rezultatet përfundimtare. “Nuk ka qenë një tezë e lehtë, shumë prej nesh u përballën me vështirësi në pjesën e ushtrimeve komplekse,” shprehen nxënës të ndryshëm pas përfundimit të testimit.

Masat e sigurisë ishin të shtuara. Çdo maturant iu nënshtrua kontrolleve me detektor metalesh në hyrje të qendrave të provimit, ndërkohë që nuk u lejua mbajtja e celularëve apo pajisjeve inteligjente, në përpjekje për të garantuar standarde të barabarta dhe mbarëvajtje të rregullt të testit.

Provimi i Matematikës vjen pas testimeve në Gjuhën e Huaj dhe Gjuhën Shqipe e Letërsinë, ndërsa raundi përmbyllës do të vijojë me provimet me zgjedhje, në ditët në vijim. Rezultatet e këtij provimi do të jenë vendimtare për ecurinë akademike dhe zgjedhjet universitare të qindra të rinjve pogradecarë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit