NJOFTIM ZYRTAR NGA KLUBI SKËNDERBEU VOLEJBOLL FEMRA!
Klubi Shumësportësh Skënderbeu njofton emërimin zyrtar të Z. Olsi Haxhillari në detyrën e trajnerit të ekipit të vajzave në volejboll për sezonin e ri sportiv.
Me një përvojë të gjatë në volejboll dhe një qasje profesionale ndaj punës, trajneri Haxhillari ka nisur tashmë përgatitjet për ndërtimin e skuadrës, me objektiva të qarta për rritje cilësore dhe garuese. Projekti i ri do të fokusohet në kombinimin e talenteve vendase dhe elementëve të huaj, në funksion të forcimit të ekipit dhe përfaqësimit dinjitoz në kampionatin kombëtar.
Vizioni i klubit për sezonet në vijim është i qartë: ndërtimi i një strukture të qëndrueshme, mbështetur në punë afatgjatë, zhvillimin e brezit të ri dhe përfshirjen e eksperiencës ndërkombëtare, me synimin për të qenë gjithmonë mes më të mirëve në skenën kombëtare.
Ftojmë tifozët tanë të mrekullueshëm, që gjithmonë kanë qenë forca shtytëse e këtij klubi, të vazhdojnë të na mbështesin me të njëjtin pasion dhe besim, sepse së bashku mund të arrijmë çdo objektiv.
Skënderbeu është më shumë se një emër është traditë, pasion dhe përkushtim.