15.3 C
Pogradec
16.2 C
Korçë
16.3 C
Bilisht
15.3 C
Ersekë
15 C
Maliq
16.7 C
Liqenas
Saturday, July 19, 2025

Monitorim i ujit të liqenit të Pogradecit, rezultatet brenda parametrave të lejuar

- Advertisement -

Pogradec, 13 Qershor 2025 – Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Pogradec ka përfunduar gjatë ditës së sotme një rundë monitorimi të ujërave të liqenit, duke vlerësuar cilësinë e tyre në tre thellësi përgjatë vijës bregliqenore Lin–Tushemisht.

Sipas raportit zyrtar, ekipi i Shërbimit të Epidemiologjisë dhe Shëndetit Mjedisor mori mostra uji në thellësitë 5, 50 dhe 100 metra, të cilat iu nënshtrohen analizave bakterologjike dhe fiziko–kimike në laboratorët e autoritetit shëndetësor lokal.

Rezultatet e analizave konfirmuan se të gjitha parametrat e marra në konsideratë – përfshirë numrin e koliformëve, përmbajtjen e oksigjenit të tretur dhe kripësinë – qëndrojnë brenda normave të lejuara për ujërat sipërfaqësore. Ky konstatim vjen në një moment kur sezoni turistik nis me intensitet në brigjet e liqenit, duke ofruar siguri për banorët dhe vizitorët.

Autoritetet lokale theksuan se ky monitorim do të përsëritet çdo muaj gjatë verës, në mënyrë që të ruhet cilësia e ujit dhe të parandalohen rreziqet shëndetësore. Për çdo shqetësim apo informatë shtesë, qytetarët mund t’i drejtohen zyrës së Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Pogradec.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit