15.3 C
Pogradec
16.2 C
Korçë
16.3 C
Bilisht
15.3 C
Ersekë
15 C
Maliq
16.7 C
Liqenas
Saturday, July 19, 2025

Policia e Korçës arreston disa drejtues mjetesh për shkelje të rënda të qarkullimit rrugor…

- Advertisement -

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në lagjen nr. 4, Korçë, si pasojë e të cilit u dëmtua shtetasja F. L., 79 vjeçe, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit që dyshohet se e aksidentoi, shtetasin R. P., 66 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasit:
Sh. P., 54 vjeç, banues në Podgorie, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
D. B., 39 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin A. U., 68 vjeç, banues në Pogradec, pasi në rrugën “21 Qershori”, Pogradec, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasen A. Zh., 71 vjeçe, këmbësore, e cila është dëmtuar lehtë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit