Policia e Korçës ka ndërmarrë një tjetër aksion për kontrollin e ligjshmërisë së aktivitetit ekonomik në qytet, duke identifikuar katër raste të ushtrimit të veprimtarisë tregtare në kundërshtim me ligjin.
Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë:
- Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit S. M., 21 vjeç, K. Xh., 30 vjeç, A. Xh., 23 vjeç dhe A. Ç., 23 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit në subjektet e tyre private u konstatua se ushtronin aktivitetet, pa dokumentacionin përkatës.
Policia apelon për respektimin e kuadrit ligjor nga të gjithë subjektet ekonomike, duke paralajmëruar se kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim goditjen e informalitetit dhe mbrojtjen e konkurrencës së ndershme në treg.

