1.6 C
Pogradec
1.8 C
Korçë
2 C
Bilisht
0.2 C
Ersekë
0.8 C
Maliq
2.5 C
Liqenas
Wednesday, February 18, 2026

Kapet me lëndë të dyshuar narkotike, procedohet penalisht një 24-vjeçar në Korçë

- Advertisement -

Policia e Korçës ka vijuar veprimet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e narkotikëve, duke evidentuar një rast të posedimit të lëndëve të dyshuara narkotike në qytet.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë:

  • Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Ll. V., 24 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme. Policia thekson se do të vijojë me kontrolle të befasishme dhe të përqendruara për të luftuar shpërndarjen dhe përdorimin e lëndëve narkotike në mjediset publike dhe zonat urbane.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit