1.6 C
Pogradec
1.8 C
Korçë
2 C
Bilisht
0.2 C
Ersekë
0.8 C
Maliq
2.5 C
Liqenas
Wednesday, February 18, 2026

Gëzim Topçiu: Maliqi, gjithnjë e më shumë një pikë referimi për turizmin e aventurës…

- Advertisement -

Maliqi, gjithnjë e më shumë një pikë referimi për turizmin e aventurës

Zona e Maliqit po kthehet në një nga destinacionet më tërheqëse për turistët që kërkojnë bukuri natyrore, aventura dhe përjetime autentike larg zhurmës së qyteteve të mëdha. Kryetari i Bashkisë, Gëzim Topçiu, ka ndarë një mesazh entuziast përmes një postimi në rrjetet sociale, së bashku me një video, duke theksuar potencialin në rritje të kësaj zone për turizmin e qëndrueshëm.

“Një ditë e zakonshme në Maliq!
Maliqi tashmë është shndërruar në një destinacion kryesor për turistët e aventurës dhe jo vetëm. Natyra e mrekullueshme e Lozhanit, Moglicës dhe zonës së Gores është bërë atraksioni kryesor për vizitorët që kërkojnë bukuri dhe aventura në natyrë.
Eja edhe Ti !”

Lozhani, Moglica dhe zona e Gores ofrojnë një pasuri natyrore të rrallë, me peizazhe mahnitëse, shtigje malore dhe një qetësi që të fton të ndalesh e të reflektosh. Ato janë bërë epiqendra të një forme të re turizmi, që ndërthur bukurinë e natyrës me mikpritjen tradicionale të banorëve vendas.

Bashkia e Maliqit po vijon përpjekjet për promovimin e këtyre vlerave dhe për ndërtimin e infrastrukturës që do ta bëjë zonën edhe më të aksesueshme për vizitorët vendas dhe të huaj.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit