8.8 C
Pogradec
9.8 C
Korçë
8.2 C
Bilisht
9.2 C
Ersekë
9.2 C
Maliq
8.9 C
Liqenas
Wednesday, December 10, 2025

Gerhard Kreka reagon ashpër: “Mjaft më me mashtrime po e helmoni tregun imobiliar!”

- Advertisement -

Agjenti imobiliar Gerhard Kreka reagon ashpër: “Mjaft më me mashtrime po e helmoni tregun imobiliar!”

Në një postim të drejtpërdrejt, agjenti i njohur i pasurive të paluajtshme, Gerhard Kreka, ka reaguar publikisht ndaj fenomenit të fryrjes artificiale të çmimeve në tregun imobiliar shqiptar. Sipas tij, kjo praktikë përbën një mashtrim të hapur, që jo vetëm dëmton reputacionin e profesionistëve të ndershëm, por edhe largon blerësit nga tregu dhe shkakton mosbesim të thellë.

“Mjaft më me mashtrime – po e helmoni tregun imobiliar!

Po e them troç:

Listimi i pronave me çmime të fryra është mashtrim.

Jo gabim. Jo ‘strategji’. Mashtrim.”

Kreka thekson se justifikimi i çmimeve të paarsyeshme me kërkesat e pronarit është i papranueshëm për çdo profesionist që respekton etikën e tregut.

“Nuk po ndihmoni pronarët – po i mashtroni.

Nuk po i shërbeni blerësve – po i largoni nga tregu.

Nuk po rrisni vlerën e tregut – po e shkatërroni.”

Duke sjellë një shembull konkret nga praktika, ai shton:

“Të gjithë e dimë:

Një apartament në një lagje që s’vlen më shumë se 800 €/m², nuk listohet 1,200 €/m² sepse ‘ashtu e kërkon pronari’.

Dhe asnjë profesionist i ndershëm nuk e pranon këtë justifikim.”

Në vijim, Kreka bën thirrje për përgjegjshmëri dhe integritet në ushtrimin e profesionit:

“Ky është abuzim me besimin.

Është arsyeja pse klientët nuk na marrin seriozisht.

Është çfarë po na prish punën të gjithëve që punojmë me etikë.”

“Nëse nuk ke guxim t’i thuash pronarit tënd që çmimi i tij nuk qëndron, mos e quaj veten agjent.

Jo çdo pronë meriton të listohen. Jo çdo pronar meriton të kënaqet.

Vetëm tregu vendos dhe tregu është i lodhur nga gënjeshtrat.”

Ky reagim vjen në një kohë kur debati për transparencën dhe profesionalizmin në tregun e pasurive të paluajtshme është gjithnjë e më i zëshëm, veçanërisht në qytetet si Korça e Pogradeci ku çmimet e apartamenteve shpesh tejkalojnë mundësitë reale të blerësve.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit