6.3 C
Pogradec
5.7 C
Korçë
5.7 C
Bilisht
4 C
Ersekë
5.5 C
Maliq
7.4 C
Liqenas
Friday, January 16, 2026

Pogradec/ “Ngrohje në diell”, por pa të ardhura. Familjet që jetonin nga shezllonet, jashtë loje këtë verë…

- Advertisement -

Me nisjen e sezonit turistik, dhjetëra familje që tradicionalisht siguronin të ardhura përmes vendosjes me qira të shezlloneve në plazhe, këtë vit janë përballur me një vendim të papritur që i përjashton nga veprimtaria e tyre e zakonshme.

Një Vendim i Këshillit të Ministrave ka përcaktuar se vetëm subjektet e hotelerisë kanë të drejtë të aplikojnë për hapjen e stacioneve të plazhit dhe vendosjen e shezlloneve. Kjo nismë, e cila është zbatuar menjëherë për sezonin veror 2025, ka lënë jashtë shumë qytetarë që prej vitesh ushtronin këtë veprimtari në mënyrë të rregullt dhe sezonale.

Më të prekurit janë ata që vetëm një vit më parë investuan në blerjen e shezlloneve, duke menduar për një perspektivë afatgjatë, por që tashmë nuk do të kenë mundësi as të mbulojnë shpenzimet e kryera. “Na lanë pa punë dhe pa shpresë”, shprehen disa prej tyre, që thonë se kanë mbajtur familjen përmes këtij aktiviteti modest.

Ndërkohë, subjektet e hotelerisë, të cilat tashmë gëzojnë përfitime të konsiderueshme gjatë sezonit turistik, do të shtojnë edhe më shumë të ardhurat e tyre, duke qenë të vetmet të autorizuara për këtë shërbim.

Familjet që mbaheshin me këtë punë… sivjet do të “ngrohen në diell” por jo nga fitimi, por nga mbyllja e derës për një burim jetese të rëndësishëm.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit