Kristaq Viso, prifti në Korçë i cili u rrëzua nga çatia e kishës rreth dy javë më parë ka ndërruar jetë.
Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Mitropolia e Shenjtë Korçë përmes një postimi në rrjetet sociale ditën e sotme.
Kur ndodhi ngjarja
Kristaq Viso u rrëzua nga çatia (19 maj) teksa po hiqte disa tjegulla dhe llamarina. Nga vjetërsia dhe kalbja e pjesës së tavanit, prifti ra brenda ambjenteve të kishës pasi struktura u shemb.
Sipas burimeve kisha do të rikonstruktohej së shpejti, ndaj dhe prifti Kristaq kishte hipur në çati për të hequr materialet të cilat mund ti hynin në punë.
Pas incidentit të ndodhur me kërkesë të kryepeshkopit Joan u dërgua me urgjencë drejt Tiranës për mjekim të specializuar, pasi gjendja e tij ishte shumë e rënduar për shkak të dëmtimeve në kokë dhe trup.

