Pronari i njërës nga makinat:
Ne ishim në gjumë, edhe dikush nga komshinjtë tha: “Hajde se ka rënë flakë”, dhe në kohën që ne arritëm, shikojmë të dyja makinat në flakë. Në momentin që erdhëm ne, kishte ardhur edhe zjarrfikësja edhe policia. Ata operuan me sukses, pavarësisht se neve na u dogj e gjithë makina.
Kur dolëm, ne të dyja makinat ishin në flakë, pra makinave nuk kishim çfarë t’u bënim më. Problemi qëndronte te shtëpia. Siç e shikoni, kjo makina e dytë i ka akoma telat e shkrira në tavan, dhe ishte masa që kishte bërë ky teli i korentit sipër, se është pozicioni nën tela i makinës. Mendoj se ajo e ka vënë në flakë këtë makinë. Ndërsa makina e parë është 10 metra larg të dytës. Nuk mendoj se kanë marrë flakë në të njëjtën kohë.
Ne nuk na kanë dhënë ndonjë informacion, por ne dimë kaq: të dyja makinat, pak a shumë, ishin në një kohë. Njëra kishte flakë më shumë, tjetra më pak. Por duke qenë se zjarrfikësit asistuan më shumë që të mbronim pjesën e banesave, pasi djegia e makinave ishte e pakthyeshme.
Ne jemi komshinj. Nuk mendoj se është zjarrvënie e qëllimshme. Nuk kemi konflikt me askënd, as midis nesh, as me ndonjë tjetër. Policia ka të drejtë të inspektojë, por ne nuk kemi konflikte me askënd.
Unë kam ndenjur më shumë në Durrës, këtu kam shtëpinë e babait.”
Burime nga policia bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona në komisariatin e Maliqit, të cilët po merren në pyetje lidhur me ngjarjen. Sipas informacioneve, pista kryesore është ajo e zjarrvënies së qëllimshme, ndërsa nga ana e grupit hetimor po kontrollohen kamerat e sigurisë në zonë, nëse mund të kenë kapur momentin e djegies së mjeteve.
Nga hetimet rezulton që fillimisht ka marrë zjarr mjeti tip BMW në pronësi të Kevin Durollarit, dhe më pas flakët janë përhapur duke djegur mjetin tip Toyota të parkuar disa metra më larg.

