Përfundon këtë të premte afati për aplikimin në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi.
Në qarkun e Korçës, është vërejtur një interes i shtuar, veçanërisht për skemën e naftës.
Mbi 10 mijë fermerë kanë kërkuar naftën pa akcizë për të punuar tokat bujqësore.
Po ashtu, fermerët kanë aplikuar edhe për masat e tjera që lidhen me sektorin e blegtorisë, atë të bletarisë, etj.
Për shumë aplikantë, pavarësisht ndihmës, shpenzimet janë shumë të mëdha.
Një nga pikat më të rëndësishme edhe këtë vit është mundësia për aplikim në grup, me financim 100% për grupimet e fermerëve, si një nxitje për bashkëpunim dhe rritje të eficiencës në sektorin rural.
Pas përfundimit të skemës në bujqësi, do të nisë faza e verifikimit në terren nga grupet e specialistëve.

