13.4 C
Pogradec
14.1 C
Korçë
13.5 C
Bilisht
13.3 C
Ersekë
13.2 C
Maliq
14 C
Liqenas
Sunday, May 31, 2026

Komiteti Rajonal i Zhvillimit të Turizmit mblidhet në Korçë: Fokus në bashkëpunimin institucional dhe përgatitjet për sezonin veror 2025

- Advertisement -

Komiteti Rajonal i Zhvillimit të Turizmit zhvilloi këtë të premte një takim në qytetin e Korçës, ku u bë një vlerësim i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe u diskutuan detyrat për përballimin sa më të suksesshëm të sezonit turistik veror të këtij viti.

Prefekti i Qarkut të Korçës,Nertil Jole, theksoi rëndësinë e zbatimit të detyrave që dalin nga Urdhri i Kryeministrit për ngritjen e Task-Forcës Ndërinstitucionale të Sezonit Turistik Veror 2025. Ai kërkoi një angazhim më të madh nga institucionet përkatëse për promovimin e destinacioneve turistike, produkteve vendore dhe diversifikimin e ofertës turistike në rajon.

Rajoni i Korçës mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në Shqipëri. Qyteti i Korçës mirëpret vizitorë gjatë gjithë vitit, ndërsa Pogradeci është tradicionalisht i lidhur me turizmin veror falë liqenit dhe klimës së favorshme. Ndërkohë, interesi po rritet gjithnjë e më shumë edhe për zonat malore dhe natyrore të Kolonjës, Maliqit, Pustecit dhe Devollit, të cilat ofrojnë përvoja unike dhe potencial për zhvillim të qëndrueshëm turistik./shqiptarja.com

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit