14.2 C
Pogradec
14.5 C
Korçë
14.2 C
Bilisht
13.4 C
Ersekë
13.4 C
Maliq
15 C
Liqenas
Tuesday, May 12, 2026

Pogradec/ Del jashtë rruge me motorr dhe dëmtohet, Italiani jashtë rrezikut për jetën…

- Advertisement -

Pogradec – Shtetas italian pëson aksident me motor, jashtë rrezikut për jetën

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në Pogradec, ku një shtetas italian ka mbetur i lënduar pasi është rrëzuar me motorin që po drejtonte. Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10.

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 13:10, shtetasi italian E. B., 52 vjeç, duke drejtuar motomjetin, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar.

Shtetasi E. B. u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Sipas informacioneve të mëtejshme, menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka shkuar vetë në Spitalin e Pogradecit, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në kthesën e fundit të Pllocës, ku motori i është rrëshqitur në rrugë duke shkaktuar rrëzimin. Shtetasi italian ka pësuar dëmtime të lehta. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit