Silvio Gonzato, ambasador i Delegacionit të BE:
Pyetja 1: Si i sheh zgjedhjet e 11 majit sipas raportit të OSBE/ODIHR?
Përgjigje: Nuk e di nëse kanë dalë rekomandimet përfundimtare, por natyrisht që kam parë rekomandimet paraprake. Ka pasur gjithashtu një deklaratë shumë të qartë nga Brukseli dhe është një element që unë dua ta përmend, që unë e kam shumë kryesor, siç e ka thënë edhe përfaqësuesja e lartë, Kala: është koha tashmë që qeveria shqiptare, por edhe Parlamenti, të miratojnë një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, e cila të përfshijë të gjitha rekomandimet e shkuara dhe të tashme nga OSBE/ODIHR. Rezultati dhe përgjegjësia bie mbi qeverinë që të ndërmarrë e të kryejë këtë reformë kaq të gjerë, sepse me patjetër që i ka numrat. Nga ana tjetër, është edhe pritshmëria e shqiptarëve, duke qenë se Shqipëria është në këtë rrugëtim për t’u futur në BE.
Pyetja 2: Standardet e zgjedhjeve?
Përgjigje: Në raport me atë çfarë patëm, kemi një raport të OSBE/ODIHR i cili pasqyron se si kanë qenë këto zgjedhje, ndërkohë që i ka njohur me standardet. Ndërkohë që përmenden edhe çështje si përdorimi i burimeve publike, por administrimi i zgjedhjeve është përgëzuar nga raporti i OSBE/ODIHR. Ndaj po e theksoj që kjo është diçka e cila duhet trajtuar nëpërmjet një reforme gjithëpërfshirëse në të ardhmen. Dua të vlerësoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për punën që ata kanë bërë, Prokurorinë e Përgjithshme, SPAK-un – që do të thoja ka qenë një bashkëpunim ekzemplar.
Pyetja 3: Qëndrimet e opozitës për mosnjohjen e zgjedhjeve – a do të ndikojnë në rrugëtimin për në BE?
Përgjigje: Do doja të thoja që çdo parti e cila mendon apo ndjen se ka pasur parregullsi, patjetër le t’i raportojë ato e të ankohet te organet përkatëse, që janë organet që administrojnë zgjedhjet dhe natyrisht edhe te organet e tjera përkatëse. Kjo është mënyra se si duhet të shkojnë gjërat. Megjithatë, shpresoj që të dyja partitë kanë theksuar një sërë herësh dedikimin e tyre ndaj procesit të anëtarësimit dhe përpjekjeve të Shqipërisë për të shkuar drejt BE-së. Do të punojnë realisht në këtë drejtim.

