8.8 C
Pogradec
9.8 C
Korçë
8.2 C
Bilisht
9.2 C
Ersekë
9.2 C
Maliq
8.9 C
Liqenas
Wednesday, December 10, 2025

KQZ certifikoi Zgjedhjet/ PD bën gati ankimimin për rezultatin në qarqet Korçë dhe Berat…

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit me tabelat përmbledhëse të të 12 qarqeve, duke vulosur rezultatin 83 mandate për PS, 50 për PD-ADSHM dhe 7 mandate për forcat e tjera të reja; 3 PSD, 2 Mundësia, 1 Lëvizja Bashkë dhe 1 Nisma Shqipëria Bëhet.

Pas certifikimit, Partia Socialiste vendosi të festojë fitoren e zgjedhjeve të 11 majit mbrëmjen e sotme (ora 18:30) në pallatin e Brigadave.

Por ndryshe është atmosfera në kampin demokrat, i cili po përgatit ankimimin për rezultatet në Berat dhe Korçë. PD pretendon për një masakër zgjedhore, teksa të njëjtin hap tha se do e ndjekë edhe me qarqet e tjera.

Deri tani PD ka ankimuar Kukësin dhe me Beratin dhe Korçën do të bëhen 3 qarqe të kontestuara. Opozita arriti të fitonte vetëm në 3 nga 12 qarqet; Kukës, Shkodër dhe Lezhë, por me diferenca shumë të ngushta.

PD ka hedhur akuza edhe për “trenin bullgar”, por zyrtarisht Policia e Shtetit ia ka rrëzuar pretendimet deri tani, si rasti i Peqinit, ku rezultoi se ishin fletë të rreme dhe që shërbenin vetëm për të mësuar votuesit, pasi nuk kishin as vula.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit