8.4 C
Pogradec
9.2 C
Korçë
8.4 C
Bilisht
7.6 C
Ersekë
8.8 C
Maliq
8.9 C
Liqenas
Friday, January 16, 2026

Bashkia Pogradec: Lamtumirë Piro Milkani! Pogradeci humb mikun dhe ambasadorin e artit

- Advertisement -

Pogradeci është sot më i varfër në shpirt e në frymë. Ka ndërruar jetë regjisori i njohur Piro Milkani, një prej figurave më të dashura të artit shqiptar dhe një mik i pazëvendësueshëm i qytetit të Pogradecit. Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka sjellë një trishtim të thellë mes artdashësve dhe qytetarëve pogradecarë, që prej dekadash e kanë njohur dhe pritur me përzemërsi në brigjet e liqenit. Në faqen e Bashkise Pogradec Shkruhet:

Pogradeci do e ndjejë shumë mungesën e regjisorit Piro Milkani, një mik i mirë i qytetit dhe shumë njerzve këtu. Ishte pamundur që fundjavave por sidomos në verë, Pirro të mos vinte në Pogradec. Prej shumë vitesh tashmë edhe djali i tij Eno Milkani është pjesë e pandarë e artit dhe kulturës pogradecare, me festivalin e përvitshëm të Filmit Ballkanik që organizon. Pengu i Piros do të jetë festivali i këtij viti, ku ai kishte parashikuar bashkë me Enon që në pjesën më të madhe të tij, ti kushtonin vëmendje veprës së Ismail Kadaresë.
Prehu në paqe Pirro Milkani, pogradecarët gjithmonë do të të kujtojnë si njeriu që aq shumë e doje qytetin, artin dhe kulturën. Ju latë pas një pasuri të paçmuar e cila do ti shërbejë brezave me rradhë!
Ngushëllime familjes!

Në heshtjen që mbulon sot Pogradecin, mbetet jehona e një jete të tërë të përkushtuar artit, kinemasë dhe dashurisë për qytetin. Kujtimi i Pirro Milkanit nuk do të shuhet, sepse ai jeton në kinematografinë shqiptare, në festivalin që mbart emrin e përkushtimit të tij, dhe në çdo cep të qytetit që aq shumë e deshi.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit