5.1 C
Pogradec
4.7 C
Korçë
3.2 C
Bilisht
4.7 C
Ersekë
3.8 C
Maliq
4.3 C
Liqenas
Tuesday, February 10, 2026

Pogradec/ Pas konfliktit verbal, procedohen penalisht 3 persona…

- Advertisement -

Një konflikt verbal për motive të dobëta ka çuar në procedimin penal të tre shtetasve në qytetin e Pogradecit. Policia ka ndërhyrë menjëherë pas kallëzimit dhe ka nisur hetimet për ngjarjen.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit E. A., 21 vjeç, N. A., 23 vjeç, dhe K. N., 37 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se kanë kanosur me fjalë një 33-vjeçar, për motive të dobëta.”

Ngjarja ndodhi në një nga lagjet e qytetit, ku mes palëve është zhvilluar një debat verbal që, sipas burimeve zyrtare, ka përshkallëzuar në kanosje të hapur ndaj 33-vjeçarit.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Pogradec, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe verifikimin e çdo elementi ligjor të ngjarjes.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit