1.5 C
Pogradec
0.3 C
Korçë
-0.1 C
Bilisht
-1.2 C
Ersekë
-0.7 C
Maliq
1.1 C
Liqenas
Thursday, January 15, 2026

Korçë/ Goditën me sende të forta një 48-vjeçar, procedohet penalisht një shtetas dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Korçës, ku një konflikt për motive të dobëta ka degjeneruar në dhunë fizike ndaj një shtetasi. Policia lokale ka ndërhyrë menjëherë pas njoftimit dhe ka proceduar penalisht njërin nga autorët, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Dh. L., 36 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin A. Q., 28 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se kanë goditur me sende të forta një 48-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta.”

Policia ka bërë të ditur se po vijojnë veprimet procedurale për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, i dëmtuari është transportuar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet janë në vijim.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit