19.9 C
Pogradec
20.1 C
Korçë
19.6 C
Bilisht
19.7 C
Ersekë
19.1 C
Maliq
20.5 C
Liqenas
Saturday, June 27, 2026

Maliq/ Zjarr në një banesë në Vloçisht, vetëm dëme materiale

- Advertisement -

Një zjarr është shënuar mbrëmjen e së mërkurës në një banesë në fshatin Vloçisht të bashkisë Maliq, duke shkaktuar panik te banorët, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

“Maliq/Më datë 21.05.2025, rreth orës 23:40, në fshatin Vloçisht, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. Q. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.”

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë arritur të lokalizojnë flakët, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të tyre në banesat përreth. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, ndërsa po vijon puna për përcaktimin e shkakut konkret të ngjarjes.

Autoritetet lokale u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes me pajisjet elektrike apo burimet e hapura të zjarrit, veçanërisht në ambientet e banimit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit