5.1 C
Pogradec
4.7 C
Korçë
3.2 C
Bilisht
4.7 C
Ersekë
3.8 C
Maliq
4.3 C
Liqenas
Tuesday, February 10, 2026

Ersekë/ Qindra pelegrinë nderojnë Dervish Elmazin në Gjonç

- Advertisement -

Fshati Gjonç në Ersekë është kthyer edhe këtë vit në qendër pelegrinazhi për qindra besimtarë bektashinj dhe vizitorë nga zona të ndryshme të vendit, të cilët morën pjesë në festimet kushtuar Dervish Elmazit, figurës së njohur shpirtërore të komunitetit bektashajan.

Ceremonia, e cila tashmë është bërë pjesë e pandashme e kalendarit fetar bektashi, u zhvillua në vendin e shenjtë ku Dervish Elmazi jetoi, shërbeu dhe la pas një trashëgimi të pasur shpirtërore.

Besimtarët ndezën qirinj, bënë lutje për shëndet, paqe dhe begati, ndërsa shumë prej tyre dëshmuan edhe për mrekullitë që, sipas tyre, lidhen me emrin e Dervish Elmazit.

Të pranishëm në këtë veprimtari ishin edhe përfaqësues të pushtetit vendor, intelektualë, qytetarë dhe pelegrinë nga Korça, Vlora, Tirana e më gjerë.
Ngjarja u zhvillua në një atmosferë paqeje, devotshmërie dhe solidariteti, duke ruajtur me përkushtim traditat shekullore të këtij riti dhe duke rikujtuar rolin që ka luajtur Dervish Elmazi në përhapjen e bektashizmit në Shqipëri.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit