1.5 C
Pogradec
0.3 C
Korçë
-0.1 C
Bilisht
-1.2 C
Ersekë
-0.7 C
Maliq
1.1 C
Liqenas
Thursday, January 15, 2026

Pogradec/ Dhuna në familje në Çërravë, arrestohen dy bashkëshortët, procedim penal për të birin

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë dhune në familje është regjistruar në fshatin Çërravë të Pogradecit, ku Policia ka ndërhyrë pas një kallëzimi për ushtrim dhune ndaj grave të familjes. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec kanë vënë në pranga dy bashkëshortë dhe kanë nisur procedim penal ndaj të birit të tyre, pasi dyshohet se të tre kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të afërt.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, janë arrestuar në flagrancë shtetasit I. B., 50 vjeç dhe E. B., 49 vjeçe (bashkëshortë), ndërsa për djalin e tyre, 27-vjeçarin Xh. B., është referuar çështja në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal.

Teksti i plotë i njoftimit të Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec:
– arrestuan në flagrancë shtetasit I. B., 50 vjeç dhe E. B., 49 vjeçe (bashkëshortë) dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për djalin e tyre, shtetasin Xh. B., 27 vjeç, banues në fshatin Çërravë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrave të 50-vjeçarit;

Policia bën me dije se vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dhunës në familje.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit