6 C
Pogradec
5.3 C
Korçë
3.6 C
Bilisht
5.6 C
Ersekë
4.8 C
Maliq
4.9 C
Liqenas
Tuesday, February 10, 2026

Niça, fshati i lashtë mes shkëmbinjve dhe harresës: Thirrja e Kristaq Janushit për shpëtimin e një thesari të braktisur

- Advertisement -

Niça, fshati i lashtë mes shkëmbinjve dhe harresës: Thirrja e Kristaq Janushit për shpëtimin e një thesari të braktisur

Një ndër fshatrat me histori të rrënjosur në truallin e Vërçës, Niça, dikur pjesë e kurores së artë të fshatrave vlleh si Grabova, Llënga dhe Shipcka, sot shfaqet si një hijë e zbehtë e së kaluarës. Në një postim prekës, Kristaq Janushi hedh dritë mbi këtë vend të mbuluar nga pluhuri i harresës, që dikur furnizonte Voskopojën e famshme dhe që sot përpëlitet mes kujtimeve dhe degradimit.

Në rrëfimin e tij, Janushi përshkruan një Niçë të begatë për natyrën, por të braktisur nga njerëzit dhe institucionet. Me dy kisha të lashta njëra ndoshta me origjinë pagane e vendosur brenda një shkëmbi një urë të vjetër, një mulli dhe gjurmë të rrugës Egnatia, ky fshat nuk është veçse një dëshmi e lavdisë së dikurshme që rrezikon të humbasë përfundimisht.

“Niça, një nga fshatrat dikur kasaba, të kurores së fshatrave shumë të bukura vllehe: Grabovë, Llëngë, Niçë dhe Shipckë që furnizonin dikur Voskopojën e famshme, fshat me histori, me dy kisha të lashta dhe njëra ndoshta shumë e vjetër që mund të ketë qenë një vend shumë i lashtë pagan brenda shkëmbit, ura e vjetër, mulliri, mbetje të degëve të rrugës Egnatia, një fshat me histori.
Por tani Niça në zonën e Pogradecit, thuajse një fshat i braktisur, fshat i begatë me të gjitha bukuritë e natyrës, braktisur nga njerëzit, braktisur edhe nga shteti, që ka gjithë këto vite që iu premton rrugë dhe rruga zbehet. Që të shkosh në Niçë, në ato pak km në verë duhet makinë Fuoristradë dhe të mirë, kurse në dimër mund të ngelesh rrugës. Jepini mundësinë këtij vendi dhe atyre njerëzve që ndoshta kthehen dhe zhvillojnë turizmin në këtë vend të mrekullueshëm.”
– shkruan Janushi.

Apeli i tij është një thirrje publike për ndërhyrje dhe zhvillim, që ky fshat të mos mbetet vetëm në fotografitë që dëshmojnë bukurinë e tij të paprekur, por të kthehet në një destinacion të jetueshëm e të vizitueshëm. Rruga drejt Niçës mund të jetë e vështirë, por rruga për ta shpëtuar është e mundur – me vullnet, vizion dhe kujtesë historike.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit