Pogradec – Procedim penal ndaj një 17-vjeçareje për braktisje të fëmijës së mitur
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për një 17-vjeçare, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.
Procedimi penal është bazuar mbi kallëzimin e bërë nga vjehrra e saj, e cila ka raportuar në polici se e reja është larguar nga banesa më datë 02.05.2025, duke lënë të braktisur vajzën e saj 18-muajshe.
Njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 17-vjeçare, banuese në Pogradec, pasi pas kallëzimit të bërë nga vjehrra e saj, dyshohet se më datë 02.05.2025, është larguar nga banesa duke braktisur vajzën e saj të mitur, 18 muajshe. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.”

