Nga Kosta Çaushi/ Mbështetja e gabuar që rrezikon humbjen e mandatit të 6-të të PS në Qark!
Zgjedhjet e 11 majit pritet të jenë një moment kyç për Partinë Socialiste në të gjithë vendin, por sidomos në Qarkun e Korçës, ku çdo mandat ka rëndësi jetike për rezultatin përfundimtar. Në këtë kontekst, veprimet dhe qëndrimet e drejtuesve lokalë marrin një peshë të veçantë. Fatkeqësisht, mbështetja publike i është dhënë një kandidati të pa dëshiruar dhe po rezulton të jetë një faktor që po dëmton rëndë pozitat elektorale të Partisë Socialiste në këtë Qark, bëhet fjalë për Ilirjan Pendavinjin.
Orientimi drejt figurave më të dashura dhe të respektuara nga komuniteti, si Arian Jaupllari dhe Bledi Como dy emra që kanë dëshmuar përkushtim, integritet dhe lidhje të fortë me qytetarët atëherë Partia Socialiste në Korçë do të kishte garanci për të siguruar të paktën gjashtë mandate të sigurta. Këta kandidatë përfaqësojnë besueshmëri dhe frymë bashkëpunimi, dy elementë që kanë munguar në qasjen e tanishme dhe që janë vendimtarë për një fitore bindëse.
Rruga përpara është ende e hapur. Ende ka kohë për reflektim dhe korrektim të kursit. Interesi i PS-së duhet të vihet mbi çdo interes personal apo lokal. Vetëm duke mbështetur ata që realisht përfaqësojnë vlerat socialiste dhe që kanë mbështetjen e komunitetit, Partia Socialiste mund të sigurojë fitoren që meriton në Korçë.

