1.6 C
Pogradec
1.8 C
Korçë
2 C
Bilisht
0.2 C
Ersekë
0.8 C
Maliq
2.5 C
Liqenas
Wednesday, February 18, 2026

Prokuroria nis hetimet për kandidatin e PD Bledion Nallbati, u përfshi në konflikt…

- Advertisement -

Përplasje fizike në Devoll Kandidati i PD, Bledion Nallbati, dhe vëllai i tij përfshihen në konflikt me një shofer kamioni

Një incident i pazakontë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Devoll–Kapshticë, ku kandidati për deputet në listën e sigurt të Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, dhe vëllai i tij, Alti Nallbati i njohur ndryshe si “Duçja” janë përfshirë në një konflikt fizik me një shofer kamioni.

Sipas burimeve zyrtare, përplasja ka nisur për motive të dobëta, ndërsa në deklaratat e dhëna pranë organeve të drejtësisë, vëllezërit Nallbati kanë pohuar se kamioni lëvizte me shpejtësi të lartë dhe mund t’i kishte goditur nga pas. Ngjarja ka çuar në shoqërimin e të tre personave në ambientet e komisariatit të Devollit, ku kanë dhënë sqarime për incidentin. Pas përfundimit të procedurave paraprake, të tre shtetasit janë lënë të lirë.

Nga pamjet filmike të siguruara nga vendngjarja, duket qartë momenti kur deputeti demokrat Bledion Nallbati godet me grusht shoferin e kamionit, ndërsa edhe vëllai i tij Alti përfshihet fizikisht, duke tentuar ta nxjerrë me forcë nga kabina e automjetit.

Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se rasti është në hetim dhe çështja do t’i kalojë prokurorisë për vlerësim të mëtejshëm ligjor.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit