11.8 C
Pogradec
11.8 C
Korçë
10.7 C
Bilisht
11.6 C
Ersekë
11 C
Maliq
11.7 C
Liqenas
Saturday, March 7, 2026

Nga: Eduart Bardhushi/ Peleshi drejt humnerës?! Socialistët “e thjeshtë” bojkotojnë shokun Niko dhe ekipin e tij

- Advertisement -

Nga: Eduart Bardhushi

Peleshi drejt humnerës?!/ Socialistët “e thjeshtë” bojkotojnë shokun Niko dhe ekipin e tij të patronazhistëve që dalin në terren vetëm për votime, për t’u zvarritur e lëpirë për ndonjë vend pune…

Që të jem i saktë dhe ju ta kuptoni më mirë.

Kjo që unë po them u vu re ditën e djeshme, ku në mbledhjen elektorale u bashkuan 2 lagje, lagja 5 dhe 13, ku numri i pjesëmarrësve shkonte jo më shumë se 60 persona, të vazhdoj më tej që të jem më preçiz.

Në këta 60 persona 40 ishin “patronazhistë” dhe familjarë të tyre, TË DETYRUAR të marrin pjesë për të ruajtur fasadën e mbështetjes…

Zhgënjimi është më se i dukshëm në çdo bisedë mes banorëve.

Njerëzit janë lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga arroganca e pushtetit që sillet sikur qyteti është pronë private e tyre…

Edhe diçka e fundit: Korçarët nuk e hanë më sapunin për djathë!

Me shumicën e administratës që sot po mbush sheshet, “socialistët e thjeshtë” përballen çdo ditë me ta në zyrat e tyre, ku për fat të keq përballen me arrogancën, dhe neglizhencën e tyre…pa harruar KORRUPSIONIN!

KORÇARË! MOS E HANI MË SAPUNIN PËR DJATHË!

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit