1.6 C
Pogradec
1.8 C
Korçë
2 C
Bilisht
0.2 C
Ersekë
0.8 C
Maliq
2.5 C
Liqenas
Wednesday, February 18, 2026

Eduart Bardhushi: Ilir Pendavinji është deputeti i cili “29 Shkurtin” e bëri të mos ndihet më VETËM!

- Advertisement -

Deputeti dhe kontrata me 29 Shkurtin…

Ilir Pendavinji është deputeti i cili “29 Shkurtin” e bëri të mos ndihet më VETËM!

I dalë mbi kurrizin e të tjerëve, Lirka është zgjuar nga gjumi dhe po na bën fushatë!

Në vitin 2021, Kryetari i Bashkisë Maliq, z. Gëzim Topçiu, e bëri deputet Pendavinjin, për ta vënë përsëri në gjumin letargjik edhe për 4 vite të tjera…

Siç duket, Ilir Pendavinji ka qëndruar besnik ndaj kontratës së 29 Shkurtit: të vijë njëherë në 4 vjet!

Pusteci u përdor, Korça u mashtrua, Kolonja u zhgënjye, e Maliqi as që u konsiderua nga deputeti i 29 Shkurtit…

Të gjithë e dinë se në Maliq votat i mbledh Gëzim Topçiu, falë punës së palodhur dhe viteve që ka mbi supe. Por ajo çka kuptohet qartë është se nëse ai ndihmon përsëri këtë “lloj deputeti”, ka për të hedhur poshtë karrierën e gjatë dhe punën e ndershme, duke i kthyer çdo votë në urrejtje nga qytetarët e vet.

Sepse, pasi populli e votoi, Pendavinji e fiku telefonin – dhe për zgjidhjen e halleve shpesh mbetej përsëri Topçiu.

Ai është deputeti më i padëshiruar në Qarkun e Korçës.

Xhaxhi Nikoja i ka mësuar të thotë dy fjali, e ka kapur për dore dhe po del gjithandej për të mbledhur vota.

Pendavinji vetë po lyp nëpër lagjet e Korçës, ku qytetarët i kanë mbyllur derën në fytyrë.

Në Maliq ka bërë një paçavure, e në Bilisht s’e do njeri.

Erseka kërkon djalë Kolonjar – jo burrë legen!

Pogradeci është hambari më i madh i votave të majta, prandaj Peleshi s’po lë gur pa lëvizur për të lypur vota për Pendavinjin, i cili rrezikohet seriozisht të mos e lidhë më kontratën me “29 Shkurtin”.

Tani Korça “është femër”, tha Kryeministri i Shqipërisë, duke i bërë Nikos valixhet afër “Lëndinës së Lotëve”…

Ajo që mbetet për t’u parë është: sa do të urrehet Topçiu, nëse ndihmon përsëri deputetin e “29 Shkurtit”– dhe a do të jenë aq dele njerëzit, sa të votojnë sërish për “29 Shkurtin“?

Nëse e votojnë, Maliqit do t’i blejmë një dritë nate… të flejë deri në 2029.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit