12.1 C
Pogradec
12.7 C
Korçë
12.3 C
Bilisht
11.2 C
Ersekë
11.9 C
Maliq
12.8 C
Liqenas
Sunday, May 18, 2025

Zbardhet pas 7 vitesh krimi në Voskopojë/ Antonio Karafili u vra nga partnerja dhe i dashuri i saj, e mbytën me çarçaf dhe e varën në pemë

- Advertisement -

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg, me kërkesë të Prokurorisë së Korçës për Kejsi Spahillarin, e cila akuzohet për vrasjen e të dashurit të saj Antonio Karafili, ngjarje e ndodhur 7 vite më parë në Voskopojë. Edhe pse ngjarja u regjistrua dhe hetua si vetëvrasje, pasi 18-vjeçari Antonio Karafili u gjet i varur me çarçaf në një pemë në perferi të fshatit Voskopojë, prokuroria vijoi hetimin duke mbledhur prova dhe vlerësuar indiciet, të cilat implikonin në ngjarje të dashurën e Antonios, Kejsi Spahillari dhe të riun tjetër Rexhep Vathi. Nga indicet dhe provat biologjike rezulton se Rexhep Vathi dhe Kejsi Spahillari kanë mbytur me çarçaf Antonio Karafilin dhe me pas e kanë varur në pemë, duke inskenuar vetëvrasjen e të riut. Motivi i krimit dyshohet të jetë lidhja paralele qe Kejsi Spahillari kishte me viktimën dhe Rexhep Vathin. Pas krimit, Spahillari emigroi në Kanada, ndërsa në gusht të 2024 Rexhep Vathi vrau veten. Prokuroria e Korçës ka nxjerrë urdhrin e arrestit për Spahillarin, ndërsa Gjykata e Korçës caktoi masën e sigurisë arrest me burg ne mungese për akuzën e vrasjes me dashje në bashkëpunim.

Pas kësaj, pritet qe Prokuroria e Korçës të procedoje me urdhër arresti ndërkombëtar për Kejsi Spahillarin, e cila prej disa vitesh jeton në Kanada ku ka krijuar familje. E ëma e Kejsi Spahillarit thotë se vajza nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se çdo gjë është e stisur. Ajo tha se vajza e saj dhe Antonio Karafili kishin pasur një grindje para se të ndodhet ngjarja. Sipas saj, pas grindjes ata kishin shkuar në Voskopojë dhe 18-vjeçari nuk kishte pranuar të zbriste poshtë. Ajo shton gjithashtu se kur kanë shkuar e ëma dhe vëllai i tij për ta marrë 18-vjeçarin në Voskopojë, e gjetën të vdekur.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit