12.1 C
Pogradec
12.7 C
Korçë
12.3 C
Bilisht
11.2 C
Ersekë
11.9 C
Maliq
12.8 C
Liqenas
Sunday, May 18, 2025

“Rin Show 2025”, spektakli rinor që gjallëroi qytetin e Korçës…

- Advertisement -

ATSH/ Për të 17-in vit radhazi, nxënësit e gjimnazeve të qytetit të Korçës, sollën spektaklin më të madh rinor, ku talentet e të rinjve shpalosën në Rin Show, në një festival ku arti, pasioni dhe ëndrrat bashkohen në skenë.

Mbrëmjen e djeshme ishte nata finale e Rin Show 2025, pas 5 netësh emocionuese të një edicioni të jashtëzakonshëm që mbushi qytetin me dritë, art e pasion.

“Korça rrezaton jetë dhe rini! Fituesit e këtij edicioni janë nxënësit plot energji të gjimnazit “Raqi Qirinxhi”, të cilët me performancat e tyre treguan se e ardhmja është në duar të sigurta”, shkroi në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo.

Aktivitetet e këtij spektakli rinor u zhvilluan në Teatrin “Andon Z. Çajupi”.

Spektakli përfshinte të gjitha disiplinat artistike me performancë plot argëtim, nga nxënësit e talentuar të gjimnazeve të Korçës: “Preka”, “Ymer Dishnica”, “Faik Konica”, “Platon”, “Raqi Qirinxhi” dhe “Themistokli Gërmenji”.

Përveç fituesve nga shkolla “Raqi Qirinxhi” dhe talentet e “Faik Konicës” u vlerësuan me tre çmime në natën finale të Rin Show 2025: Çmim për videomesazhin më të mirë, aktorët më të mirë dhe këngëtarja më e mirë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit