12.1 C
Pogradec
12.7 C
Korçë
12.3 C
Bilisht
11.2 C
Ersekë
11.9 C
Maliq
12.8 C
Liqenas
Sunday, May 18, 2025

EDITORIAL/ Spitali fantazmë dhe premtimi i radhës nga Niko Peleshi me 15 milion euro, të imagjinatës…

- Advertisement -

Nga Eduart Bardhushi:
EDITORIAL/ Spitali fantazmë dhe premtimi i radhës nga Niko Peleshi me 15 milion euro… të imagjinatës…

Nëse në Korçë do të jepej ndonjëherë çmimi për trillimin më të mirë fantastiko-elektoral, Niko Peleshi do ta fitonte me një kërcitje të gishtave…

Mes betonit të mykur dhe aparaturave që ndalojnë punën më shpesh se energjia elektrike në fshatrat e Devollit apo Maliqit, Peleshi vjen sërish me një nga ato fjalimet që i jep fushatës një aromë të freskët… si ajo e dezinfektantëve që mungojnë në spital prej vitesh!

Premton një spital të ri me 15 milionë euro! Po ku?

Në të njëjtin vend ku pacientët mbështillen me batanije që nga shtëpia se sistemi i ngrohjes në spital është simbolik dhe atje ku urgjenca duket më shumë si një korridor i improvizuar sesa një njësi mjekësore.

Vazhdojmë më tej: Thotë se do të ndërtojë pavione moderne me teknologji të avancuar, ndërkohë që edhe sot, termometri është luks!!

Dhe nuk mbaron me kaq: Përmend një pavion të Hemodinamikës, një fjalë kaq e gjatë sa i bie të mbulojë boshllëkun real të pajisjeve që mungojnë.

Shprehet se mjekët e rinj do të mbërrijnë…ndoshta për të praktikuar në karrige plastike, me celularin në dorë, duke bërë llogarinë se si të largohen sa më shpejt për në Gjermani.

Ky “investim” i madh, i shpallur në prag të zgjedhjeve, është fiks si një dhuratë e paketuar bukur, por që është bosh nga brenda.

Pooor s’ka rëndësi, sepse ndërkohë që banorët enden me dosje në dorë për analiza që nuk bëhen dot, në Facebook-u i Peleshit duken grafikat 3D, me emoji me yje dhe spital të ri.

Tani, të jemi realist: Nëse vërtet do të bëhej një spital sipas standardeve europiane, ndoshta duhej nisur me një ndërhyrje “të vockël”… Zhdukjen e premtimeve boshe dhe kurimin e sëmundjes së vjetër të propagandës!

Doni ta shihni Spitalin e ri Rajonal të Korçës???

Ja u them unë se si: Mbyllni sytë fort, imagjinoni, dhe klikoni “like” në postimi i Niko Peleshit, sepse realiteti nuk ka vend në këtë lloj fushate.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit