0.3 C
Pogradec
0.2 C
Korçë
-0.6 C
Bilisht
-1.5 C
Ersekë
-0.9 C
Maliq
0.8 C
Liqenas
Tuesday, January 13, 2026

Vjedh dyqanin e të atit, procedohet penalisht një 24-vjeçar në Devoll

- Advertisement -

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj shtetasit M. Zh., 24 vjeç, banues në fshatin Tren, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të “vjedhjes”.

Sipas komunikatës zyrtare të Policisë së Shtetit, i riu dyshohet se ka vjedhur disa thasë me foragjere nga dyqani në pronësi të babait të tij. Ngjarja është zbuluar pas kallëzimit dhe verifikimeve të kryera nga strukturat hetimore.

Komunikata zyrtare e Policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. Zh., 24 vjeç, banues në Tren, pasi dyshohet se ka vjedhur disa thasë me foragjere, nga dyqani i babait të tij.”

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit