-1.6 C
Pogradec
-3 C
Korçë
-3.6 C
Bilisht
-4.1 C
Ersekë
-3.2 C
Maliq
-1.9 C
Liqenas
Wednesday, January 14, 2026

Ekspozita “Përtej së djeshmes” në Universitetin “Fan S. Noli”. Një udhëtim fotografik në gjurmët e historisë ballkanike…

- Advertisement -

Në ambientet e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë u hap ekspozita fotografike “Përtej së djeshmes!”, një rrugëtim vizual dhe kulturor nëpër Ballkanin e Jugut, ndjekur nga antropologu dhe fotografi rumun Cătălin D. Constantin. Ekspozita sjell në vëmendje trashëgiminë e vëllezërve Manakia – pionierë të fotografisë dhe kinemasë në fillim të shekullit XX – përmes një qasjeje që bashkon artin dokumentar me poezinë vizuale.

Duke ndjekur gjurmët e Manakiajve, Constantin ka realizuar mbi 100 fotografi bashkëkohore nga fshatra arumunë në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Greqi, të kapura nga e njëjta perspektivë si imazhet origjinale të fillimshekullit.

“Është ekspozita ime e parë në Korçë, por jo vizita e parë,” tha Cătălin D. Constantin. “Gjithçka nisi kur zbulova në një arkivë në Bukuresht fotografi shumë të vjetra të vëllezërve Manaki, të realizuara në fshatra të Ballkanit gjatë kohës së Perandorisë Osmane. Këto fotografi nuk kishin emra vendesh – thuhej vetëm ‘fshatra arumunë’ – ndaj ndërmora një udhëtim tetëvjeçar për të identifikuar dhe dokumentuar këto vende.”

Ndërkaq, Daniela Stoica, koordinatore e Qendrës Rumune të Informimit në Korçë, tregon që në ekspozitë janë rreth 100 fotografi të vjetra, të bashkëndërtuara me fotografi të reja që janë realizuar nga profesori Cătălin D. Constantin.

Sinkron

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në mjediset e universitetit deri më 30 qershor dhe do të lëvizë edhe në qytete të tjera.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit