Një 28-vjeçare nga Tirana është proceduar penalisht nga Policia e Korçës, pasi dyshohet se ka dëmtuar pronën e një shtetaseje gjatë një incidenti të ndodhur në ambientet e një dyqani.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetases V. P., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.
Komunikata zyrtare e Policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen V. P., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale ‘Shkatërrimi i pronës’, pasi dyshohet se ka dëmtuar disa objekte në dyqanin e një 48-vjeçareje.”
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.

