Policia e Maliqit ka proceduar penalisht dy shtetas, të përfshirë në raste të ndara dhune, njëri për konflikt fizik në publik dhe tjetra për dhunë në familje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për:
- Ë. B., 35 vjeç, banues në Podgorije, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 48-vjeçar, për motive të dobëta;
- V. Ç., 41 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Komunikata zyrtare e Policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
– Ë. B., 35 vjeç, banues në Podgorije, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 48-vjeçar, për motive të dobëta;
– V. Ç., 41 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.”
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

