Nga: Eduart Bardhushi
Krye-Çyryku ishte sot në Korçë, ku në fushatën më “vizionare” të dekadës, nuk na foli për rritje pagash, për ndaljen e emigrimit apo për ndonjë plan që të na nxjerrë nga humnera ekonomike…por jooo, ai zgjodhi të na ndriçojë me një fjalë të vetme: çyryk…dhe jooo, NUK E THA PËR VETEN!!!!
Në vend të ndihmojë burrat e këtij vendi që përballen me papunësi, mungesë shprese dhe fëmijë të ikur në emigracion, ai preferon t’i quajë… të prishur, të kotë, të panevojshëm…
Kështu, fushata merr një drejtim të ri: nga “Rama punon, Shqipëria fiton”, në “Rama flet, populli fyhet”.
Me një gjuhë që më shumë ngjan me rrugën sesa me një platformë qeverisëse!
Miq, me sa duket po kalojmë nga republika parlamentare… në Republikën e Çyrykëve.
Pooor, pyetja është: Kush e ka fajin?

