Në vijim të aksidentit të ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor “Qafë Thanë–Pogradec”, ku u plagos një shtetase, Policia ka nisur procedim penal ndaj drejtuesit të mjetit që shkaktoi ngjarjen.
Komunikata zyrtare e Policisë së Shtetit:
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin ‘Qafë Thanë–Pogradec’, si pasojë e të cilit u dëmtua shtetasja S. Ç., informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin I. Ç., 64 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’.”
“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.”
Shtetasja e dëmtuar ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e aksidentit.

