-5.8 C
Pogradec
-5.5 C
Korçë
-5.3 C
Bilisht
-5.8 C
Ersekë
-6.6 C
Maliq
-4.8 C
Liqenas
Monday, January 12, 2026

Artizanët korçarë çelin festimet me panair poçarie, dhjetëra stenda në qendër të qytetit…

- Advertisement -

Në Korçë, festa e Pashkëve nuk kuptohet pa suveniret prej balte, një zakon i vjetër që vazhdon të mbijetojë në kohë dhe të ruajë simbolikën e tij të veçantë. Edhe këtë vit, kjo traditë është rikthyer përmes Panairit të Pranverës, i cili është hapur në sheshin para Katedrales Ortodokse.

Dhjetëra stenda janë vendosur në qendër të qytetit, ku artizanë të shumtë, si nga Korça ashtu edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë dhe Kosovës, kanë sjellë punime të ndryshme artizanale.

Ky panair jo vetëm që promovon trashëgiminë kulturore dhe punën e artizanëve, por shërben edhe si një pikë takimi për qytetarët dhe turistët që vizitojnë Korçën në këto ditë festive.

Vizitorë dhe qytetarë të shumtë kanë zgjedhur që edhe këtë vit të blejnë sende prej balte, duke ndjekur zakonet e lashta që simbolizojnë mbarësi dhe bekim për shtëpitë e tyre. Tradita, e ruajtur me përkushtim ndër vite, është kthyer në një festë të përbashkët për të gjithë banorët e qytetit.

Pjesëmarrësit kryesorë në panair janë bizneset vendase, megjithatë nuk mungojnë as përfaqësues nga qytete të tjera dhe nga jashtë kufijve, si Maqedonia e Veriut. Janë ngritur 21 stenda, dhe nën secilën çadër ekspozojnë punimet e tyre dy biznese, duke e çuar në 42 numrin e operatorëve që marrin pjesë në këtë ngjarje.

Panairi i Pranverës në Korçë vijon të jetë një nga aktivitetet më të dashura të sezonit, që sjell ngjyrat, aromat dhe ritmet e një feste të rrënjosur thellë në traditën qytetare.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit