Një 26-vjeçar nga fshati Turan është arrestuar në flagrancë nga Policia e Korçës, pasi u kap duke shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Korçës.
Në njoftimin zyrtar të Policisë thuhet:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin I. P., 26 vjeç, banues në Turan, pasi u kap jashtë banesës, në cenim të masës së sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprën penale ‘Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt’.”
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

